Në një anketë e bërë me 3335 qyetetarë nga portali për të rinj fakulteti.mk thuhet se 67.8% do të merrnin pasaporta bullgare, vetëm të kenë jetë më të mirë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga 3.276 persona që kanë pranuar të përgjigjen në pyetjen ”A do të kishit nxjerrë pasaportë bullgare për të punuar profesionin jashtë shtetit?” 6.12% janë prononcuar ”Po, do të kisha nxjerr pasaportë bullgare”. 6.6% janë përgjigjur se deri tani kanë pasaportë bullgare. 32.2 e qytetarë nuk do të nxjerrnin pasaportë bullgare.
Në pyetjen ”A keni menduar të shkoni të punoni në ndonjë shtet në Evropë Perendimore?” 92 e qytetarëve do të shkonin dhe 8 janë përgjigjur negativisht.
86% e të anketuarve mendojnë se profesioni i tyre nuk paguhet mirë në Maqedoni. 14% mendojnë se paguhen mirë./Telegrafi/