Site icon Telegrafi

Një 65-vjeçar hyn në banesën e të miturës në Sarandë dhe e ngacmon seksualisht

Foto: Ilustrim

Një 65-vjeçar ka hyrë me forcë në banesën e një të miture në Sarandë për ta ngacmuar seksualisht.

Policia njofton se pas marrjes së njoftimit nga e mitura 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një person që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë shkuar në banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Exit mobile version