Sabri Hamiti nuk ulet në të njëjtën kafene ku shkon çdo ditë Hasimi. Ai nuk luanë shah, as nuk e kalon gjysmën e ditës me shokë në ndonjërën prej çajtoreve të kryeqytetit. Të dy kanë të njëjtin profesion e janë në moshë të pensionit.
Në vend që të rrëfejnë përvojat e tyre në kafe siç bënë Hasimi ata vazhdojnë rrjedhën e tyre të punës edhe pse janë 65 vjeçar e më shumë.
Hasimi tregon përvojën e tij në arsim, në atë botë pensionimi ka qenë 61 vjeç.
Pensionisti që ka punuar në arsim thotë se ia ka lënë vendin e punës shoku të tij i cili ishte më i ri në moshë. “Kam punu boll, në vend temin erdhi një shok i imi, më i ri se unë, ai edhe tani punon aty “, tregon ai.
Derisa Hasimi kujton ditët e tij të punës disa kandidatë që kanë përmbushur kushtin për pension, moshën 65 vjeçare, ende vazhdojnë ta mbajnë vendin e tyre të punës.
Ndër kandidatët 65 vjeçar është edhe profesori në Fakultetin e Filologjisë në UP dhe deputeti Sabri Hamiti, ai nuk i ndan përvojën e tij të punës me pensionistë të shoqëruar me çaj e shah por ndjek të njëjtën rutinë si para të mbushë 65 vjeç.
Sabri Hamiti sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovarëe Kundër Korrupsionit, shkruan se merr 23 mijë e 291 euro pagë nga Kuvendi i Kosovës, shtesë mujore nga Akademia e Shkencave 14 mijë e 200 euro në vit si dhe nga angazhimi në UP pagë mujore 50 për qind të pagës 5 mijë 835 euro në vit.
Arifi merr mijëra euro në vend të pensionit
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi i cili festoi ditëlindjen e 65 dy vite më parë nuk pret në radhën e bankave për të marrë pensionin prej 140 eurove.
Edhe pse thirret si i mbrojtës i të drejtave të punëtorëve ai nuk e lëshon këtë pozitë edhe pse bie kundërshtim me ligjin. Arifi përveç kësaj detyre është edhe anëtarë Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Haxhi Arifi sipas deklarimit të vitit 2015 në Agjensionin Kundër Korrupsion ai nga postet që mbanë paguhet goxha mirë.
Merr 7 mijë e 164 euro pagë vjetore nga BSPK, plus 14 mijë e 862 euro tjera pagë vjetore nga AKP.
Për dallim nga Arifi i cili nuk e lëshon pozitën e tij dhe nuk i frekuenton kafetë e pensionisteve moshatari i tij Hasani thotë se nuk është e drejtë që disa individë t’i mbushin 65 vjet e të vazhdojnë të punojnë.
“Boll kemi punu ne, nuk bënë që në moshën 65 vjet të vazhdojmë punën e 200 veta të rinjë të diplomuar të presin në rend”, tregon Hasani.
Në kafene e pensionistëve mungon edhe Adem Demaj që vazhdon të jetë profesor në “Fakultetin e Bujqësisë”, edhe pse ai e ka prerë tortën e ditëlindjes së 65-të.
Moshatari i Demaj që vazhdon ende të punojë është Fehmi Krasniqi profesor në “Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike”.
Listës së 65 vjeçarëve i është bashkuar edhe Muharrem Shala anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Përderisa këta 65 vjeç vazhdojnë të mbesin pjesë e listës se të punësuarve, vendet e punës po mbesin të mangëta për studentët e diplomuar.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës çdo vit diplomojnë rreth 5 mijë studentë të rinjë.
Në periudhën 2013/2014 sipas ASK numri i të diplomuarve ishte 7 mijë e 621, 6 mijë e 628 prej tyre të diplomuar në bachelor .
Duke i referuar statistikave të ASK-së shkalla e papunësisë së të rinjëve prej moshave 15-24 vjeç është 61.0 për qind.
Në këtë përqindje nuk është llogaritur edhe pjesën tjetër të të rinjëve që nuk janë përshirë në statistika.
65 vjetarët e këtij viti
Moshën 65 vjeçare gjatë këtij viti pritet ta mbush edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili gjithashtu është profesor në Fakultetin Ekonomik.
65 qirinjtë mbi tortë do t’i fryje edhe Fatmir Sejdiu kolegë nga partia e Mustafës si dhe ish president i Kosovës.
Edhe ai sikurse Mustafa vazhdon të ligjëroj në “Fakultetin Ekonomik”.
Në Kosovë ligji për pensione bazike thotë se mosha për përfitimin e këtij pensioni është 65 vjeçare.
Gjithsej numri i këtyre pensionistëve që marrin pensione bazike të moshës sipas komunave është 130 mijë e 320.
Përkundër kësaj moshe që është e rezervuar për statusin e pensionistit, disa kandidatë për pension në kontot e tyre nuk marrin pagën pensionale por vazhdojnë të mbajnë epitetin e të punësuarit edhe pse mosha e tyre kam kaluar 65-tën. /Gazeta Fjala/Telegrafi/