Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 65 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 43 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 43 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 31 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar.
“Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 31 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 2 në gjendje të rënduar, 13 të konfirmuar pozitivë,12 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme;Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 6 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, Spitali i Ferizajt, 0 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë”, thuhet në njoftim.