Site icon Telegrafi

65 milionë euro më pak investime

Gjatë vitit që lamë pas Qeveria e Kosovës kishte paraparë që për investime kapitale të shpenzojë 471 milionë euro, por deri në fund të vitit kishte arritur t’i shpenzojë vetëm 407 milionë apo 61 milionë euro më pak se planifikimi.

Rënie e shpenzimeve kapitale gjatë vitit 2015 vërehet edhe në krahasim me vitin 2014, ku ekzekutivi kishte arritur të realizojë rreth 412.920 euro.

“Shpenzimet kapitale gjatë vitit 2015 janë në shumë prej 407.926.000 eurosh, duke përfshirë 403.851.000 euro nga fondi i përgjithshëm dhe 4.075.000 euro nga grantet e përcaktuara të donatorëve që mund të shihen në tabelën në vijim, të ndara sipas kategorive ekonomike”, thuhet në raportin vjetor financiar.

Berat Thaçi, nga Instituti GAP, ka thënë se arsyeja e rënies së investimeve kapitale ka qenë planifikimi jo i mirë, pamundësia e komunave për të kryer pagesa gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, si dhe procedurat e komplikuara të prokurimit publik. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version