Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi 64 vjeçar mbrëmë te parku i qytetit në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, thuhet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.
“Është raportuar për një vetëvrasje, njësitë relevante policore dhe njësia e ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit nga ekipi i IML-së ka marrë trupin e pa jetë të viktimës për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
Telegrafi mëson se i njëjti ka vdekur si pasojë e përdorimit të tepërt të medikamenteve. /Telegrafi/