Site icon Telegrafi

64-vjeçari nga Gostivari ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës katër vjeçare

Para tre ditëve, rreth orës 13:00, D.V. (1952) nga Gostivari ka kryer sulm gjinor ndaj një vajze të mitur 4 vjeçare. Të premten babai i vajzës e ka denoncuar rastin në polici, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gostivarasi e ka marrë vajzën në shtëpinë e tij për t’ia treguar akuariumin që e ka në shtëpi, dhe e ka ulur në prehër dhe ka kryer veprime seksuale ndaj vajzës. Në atë moment prindërit e kanë thirrë vajzën, ku më pas ajo ka shkuar në shtëpi.

Personit D.V i është përcaktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orëve. /Telegrafi/

Exit mobile version