Site icon Telegrafi

64 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Foto: Ilustrim

64 raste të reja të infektimit me coronavirus janë konfirmuar të martën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 208 testime, ndërsa janë shëruar 12 pacientë.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 322.

MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 63 persona.

Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.167.

Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.463. /Telegrafi/

Exit mobile version