Telegrafi

63-vjeçari akuzohet për ruajtjen e 21 vaginave në frigorifer (Foto)

Burri i akuzuar për ruajtjen e pjesëve intime të femrave, hodhi poshtë akuzat duke thënë se këto gjëra i mbante gruaja e tij.

“The Sun” raporton se, Peter Frederiksen, 63 vjeç, u arrestua javën e kaluar, pasi policët i gjetën pjesët intime në një frigorifer në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut.

63-vjeçari danez, pronar i një dyqani armësh, deklaroi se akuzat ishin totalisht të pabaza. “Unë nuk kam kryer asnjëherë asnjë vepër penale në Afrikën e Jugut”, tha Frederiksen.

I pandehuri, i cili do të paraqitet në gjykatë të hënën, akuzohet për sulm seksual, kanosje dhe shkelje të ligjeve mjekësore në Afrikën e Jugut.

Së bashku me vaginat e prera, ku në njërën prej të cilave ishte shënuar emri i një gruaje, viti 2010 dhe vendi Lesoto, policia gjeti edhe video me organe gjenitale të gjymtuara dhe një koleksion pornografikë me fëmijë.

Por Frederiksen ia vuri fajin gruas së tij, e cila u nda nga jeta në fillim të këtij viti. 63-vjeçari u shpreh se gruaja e tij kishte shoqëri me magjistarë.

“Unë i thosha që ajo të hiqte këto gjëra. Ai është frigoriferi i saj”, dëshmoi bashkëshorti i të ndjerës.