Telegrafi

63 procedura për kundërvajtje janë ngritur ndaj mediave gjatë fushatës zgjedhore të dhjetorit të vitit 2016

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) ka mbajtur mbledhjen e radhës publike ku janë dhënë detaje për procedurat për kundërvajtje që kjo agjenci i ka ngritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 63 procedurat e ngritura, për 43 prej tyre është kërkuar që Gjykata të jep vërejtje, kurse për 20 prej tyre, është kërkuar që Gjykata të jep gjoba. Këto procedura kanë të bëjnë me propozimet e Komisionit ad-hoc për media që u formua para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit të vitit të kaluar.

Nga këto procedura, 17 janë ngritur për Tv Nova, shtatë për Tv Sitel, gjashtë për Tv Alfa, nga tre për Alsat-M, TVM1, 24Vesti dhe Tv Shenja./Telegrafi/