Është e turpshme që në shekullin 21 një largësi prej 90 kilometra ta vozisim për dy orë. Kështu ka deklaruar zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev për ndërtimin e autostradës Shkup- Bllacë-Prishtinë duke shtuar se Maqedonia do të jetë e përkushtuar që kjo autostradë të ndërtohet sa më shpejtë.
KOÇO ANGJUSHEV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
“Projekti ka përfunduar dhe është duke u bërë revizion i të njëjtit. Ne e kemi si prioritet në Qeveri që ky projekt të bëhet. Kemi biseduar edhe me Bankën Evropiane për Rrindërtim dhe Zhvillime që i njëjti të financohet. Është parashikuar që vlera e tij të jetë 63 milionë euro, dhe kjo është një nga projektet infrastrukturore prioritarte të Qeverisë.
Angjushev tha se deri tani nuk ka pasur dokumentacion teknik, andaj edhe është vonuar realizimi i këtij projekti.
KOÇO ANGJUSHEV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOKIKE
“Në anën e Kosovës e dimë se qeveria atje dhe institucionet e atyre janë në përfundim me autostradën. Dokumentacioni teknik tani më ka përfunduar, revizioni është duke u zhvilluar dhe parat do të ndahen dhe determinohen si prioritet”.
Kohë më parë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi kishte njoftuar se Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që autostrada Shkup-Bllacë të fillojë të ndërtohet në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm./Shenja/
https://www.youtube.com/watch?v=gqoYP3wV_Lk