Telegrafi

63 kandidatë në garë për Oscar për filmin më të mirë të huaj

Në mesin e vendeve që për herë të parë kandidojnë në kategorinë për filmin më të mirë të huaj janë edhe Irlanda e Azerbajxhani.

Vitin e kaluar, për Oscar në këtë kategori, janë kandiduar 61 filma, derisa statujën e artë e kishte rrëmbyer filmi gjerman, "The Life of Others ".

Akademia do t’i bëj publike nominimet më 22 janar 2008, derisa çmimet Oscar do të ndahen më 24 shkurt në Kodak Theatre të Hollywoodit.