Site icon Telegrafi

620.328 tonelata mbeturina komunale gjatë vitit 2015 në Maqedoni

Sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale gjatë vitit të kaluar ka arritur 620.328 tonelata dhe krahasuar me vitin 2014 shënon rritje për 8,9 për qind, bëri të ditur sot Enti shtetëror për statistikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sasia më të madhe të mbeturinave komunale ka në rajonin e Shkupit, respektivisht 151.592 tonelata ose 24,4 për qind nga sasia e tërësishme e grumbulluar në shtet.

Sipas ESHS, nga sasia e tërësishme e mbeturinave komunale, 499.658 tonelata ose 81 për qind, janë grumbulluar nga amvisëritë, ndërsa sasia e mbetur prej 19 për qind nga personat juridik ose fizik, respektivisht paraqesin mbeturina komerciale.

Sasia e përgjithshme e mbeturinave të krijuara komunale në Republikën e Maqedonisë gjatë vitit 2015, është 786.182 tonelata. Sasia vjetore e mbeturinave të krijuara komunale për kokë banori në vitin 2015 është 380 kilogramë, që është për 2,7 për qind më tepër se në vitin 2014.

Sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale (99,4 për qind) mënjanohet në deponi/Telegrafi/

Exit mobile version