Telegrafi

62-vjeçari gjendet i varur në banesën e tij në Gramsh

Një 62-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.

Policia informon se shtetasi Y. T., 62-vjeç, i cili jetonte i vetëm është gjetur nga familjarët rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Valës të Gramshit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Ora News/