Site icon Telegrafi

Me 61 deputetë në sallë e 31 vota pro mund të shfuqizohet Ligji për Specialen

Kuvendi i Kosovës është në pritje të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, e kërkuar nga 43 deputetë, për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Seanca mund të mbahet me praninë e së paku 61 deputetëve dhe Ligji për Dhomat e Specializuara mund të shfuqizohet me shumicën e thjeshtë të deputetëve pjesëmarrës në votim, pra me 31 deputetë.

43 deputetët kanë kërkuar që seanca të mbahet sonte. Kjo kërkesë erdhi pas peticionit për Specialen që ishte iniciuar nga OVL-UÇK, të cilët kishin arritur t’i mbledhin mbi 10 mijë nënshkrime të qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version