Telegrafi

600 milionë euro investime kapitale

Ministri Hamza, në një intervistë për Kosova Sot, ka folur edhe për investimet që do të bëhen këtë vit nga Qeveria e Kosovës, në projekte të ndryshme.

“Pagat do të rriten, ndërsa marrëveshja me FMN-në mund të rinegociohet. Një pjesë të mirë të parasë publike e “ha” autostrada”, theksoi ai.

Në vitin 2010 Hamza ka thënë se janë shpenzuar rreth 456 milionë euro në investime kapitale në total në nivel të Kosovës, ndërsa për këtë vit premton rritje.“Për vitin 2011 parashikohet që këto investime do të arrijnë shumën në 600 milionë euro”, ka bërë të ditur ministri i ri i Financave Bedri Hamza. /Telegrafi/