Telegrafi

600 mijë amerikanë humbën vendet e punës

Departamenti amerikan i punës njoftoi se niveli i papunësisë ishte rritur në 6.1% në muajin gusht, nga 5.7% që ishte në korrik.

Ky është muaji i tetë radhazi që shifrat e papunësisë shënojnë rritje.

Mbi 600 mijë amerikanë kanë humbur vendet e punës gjatë këtij viti.

Korrespondenti i BBC-së për çështjet ekonomike thotë se pavarësisht nga një rritja e paparashikuar që ekonomia amerikane shënoi në tremujorin e dytë të këtij viti, ajo vazhdon të jetë e dobët.