Produkte të shumta ushqimore u grumbulluan nga Bashkësia Islame e Kosovës, përkatësisht dega e saj në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Ai do ti shpërndahet skamnorëve në prag të muajit të Ramazanit.
E ata që kanë nevojë për këto ushqime tek Kodra e Trimave nuk janë të paktë.
Ata që morën ushqime u ndanë tejet të kënaqur të dielën.
Kurse donatorët po zotohen se aksione të tilla nuk do të mungojnë gjatë tërë Ramazanit.
Thirrje për solidaritet me nevojtarët bëri edhe kryetari i Degës së Prishtinës nga BIK-u, Nexhmi Hoxha.
Nga ky aktivitet do të përfitojnë rreth 600 familje skamnore.