Me gjashtë pasuritë e trashëgimisë botërore, Shqipëria shënon 60-vjetorin e anëtarësimit të saj në UNESCO.
”Shqipëria ka natyrë të mrekullueshme, histori të pasur dhe kulturë autentike, çfarë e bëjnë atë një vend të admiruar nga turistët. Berati, Gjirokastra, Butrinti, Kodiku i Purpurt i Beratit, Isopolifonia, Pyjet e ahut në Rrajcë dhe Lumin e Gashit, liqeni i Prespës, janë një pjesë e thesareve të identitetit tonë që përfaqësohet në Trashëgiminë Botërore. Në qershor të vitit 2019 pritet të shtohet edhe Liqeni i Ohrit, si një trashëgimi mikse natyrore e kulturore. Këto vlera duhen ruajtur dhe përdorur bazuar në ekuilibrat e zhvillimit të qëndrueshëm”, ka thënë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Kryeministri Edi Rama po ashtu uroi mirëmëngjesin me pamje nga gjashtë pasuritë shqiptare në UNESCO.
“Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me pamjet nga 6 pasuritë e trashëgimisë botërore që Shqipëria shënon këtë 60 vjetor të anëtarësimit të saj në UNESCO, teksa po regjistrojmë edhe të 7-n, isopolifoninë shqiptare”, shkruan Rama.
Shqipëria ka natyrë të mrekullueshme, histori të pasur dhe kulturë autentike, çfarë e bëjnë atë një vend të admiruar nga turistët. /Telegrafi/