Gjërat më të mira në jetë janë ato që kujtohen përgjithmonë. Ato janë të pathyeshme, legjendare dhe gjithmonë i mbajmë në zemër. Disa prej tyre, siç janë recetat e kuzhinës së gjyshes, me dëshirë i ndajmë dhe i bartim tek gjeneratat e reja. Disa tregime, ndërkaq, i mbajmë vetëm për vete.
Mbahen mend dashuritë e para, miqësitë, ikonat e filmit dhe idhujt muzikorë. Por duket se në kujtesë, megjithatë, për një kohë më të gjatë mbesin aromat dhe shijet e vjetra, të preferuara dhe të mira. Ato na kujtojnë kohët e vjetra dhe inkurajojnë për ditët e ardhshme, sjellin gëzim në shtëpitë tona, përplot begati në tryezat tona.
Aroma e bukës së shtëpisë dhe e pashtetës së pulës ose shija e supës së nxehtë në një ditë të ftohtë dimri, janë kënaqësitë që i kujtojmë që nga fëmijëria.
Ndërsa për gullashin e mishit të gjedhit sipër makaronave dhe konservën e famshme të kuqe mbi tryezë, as mos të flasim! Një pamje që e kujtoj sikur ato skenat më të mira të filmit.
Ndërkohë që nënat dhe baballarët me një buzëqeshje në fytyrë kënaqen edhe më tutje me shijet legjendare, të rinjtë i zgjedhin produktet Podravka për përgatitjen e gjellërave të shijshme, që ngrohin shpirtin dhe ushqejnë të gjitha shqisat.
Tash e gjashtëdhjetë vjet, Podravka sjell në tryezat tona shijet e paharrueshme, të cilat shumë kohë më parë na kanë përvetësuar dhe e bëjnë këtë rishtazi.
Paketimet, aromat dhe shijet e njohura tash e gjashtë dekada konfirmojnë se gjithçka që vjen nga zemra, ajo kujtohet përgjithmonë.