Telegrafi

60 vjeçarja dëshmon virgjërinë e saj

Rodica Trandafir, 60-vjeçare, nga qarku Bacau në Rumaninë lindore, ua ka vendosur ‘para syve’ komshinjve të saj rezultatet e virgjërisë së saj për të ndaluar thashethemet në qytet.

Ajo ka thënë për mediat lokale: "U lodha prej thashethemeve lokale – ata thoshin se burra të ndryshëm nuk ndalonin së ardhuri në shtëpinë time ditë e natë".

Ajo tani ka vizituar një gjinekolog i cili ka vërtetuar se ajo është e virgjër dhe i ka dhënë asaj një certifikatë si dëshmi, të cilën ajo më pas e ka ngjitur që të gjithë fqinjët e saj ta shohin.

"Ka pasur thashetheme të pista për mua. Burrat për të cilët fqinjët e mi po flasin janë disa të afërm të cilët po më ndihmojnë të kryej disa punë rreth shtëpisë.

"Të bësh akuza të tilla për një grua të moshës time është e pistë. Shpresoj që tani të gjithë do ta mbyllin gojën. Të pohosh që unë jam një grua e shthurur është shumë fyese", ka përfunduar ajo.