Shtylla është rreth 30 metra e gjatë, dhe Saliaj ndodhet në afërsi të majës së saj në rrugën “Don Bosko”. Sipas policisë, shkak për t’i dhënë fund jetës është bërë një çështje pronash. Ai mban në duar një dosje dhe kërkon kthimin e pronave, edhe pse nuk dihet me saktësi se për çfarë pronash bëhet fjalë.
Në vendngjarje përveç forcave të policisë ndodhen edhe zjarrfikëset, po ashtu edhe një ambulancë. Mësohet se CEZ ka shkëputur edhe energjinë elektrike në shtyllë, çka mund të rrezikonte jetën e këtij Saliajt, raportoi BW. /Telegrafi/