Adnan Gashi, 60 vjeçar sot në mëngjes humbi betejën me COVID-19, i cili është zyrtar i lartë në kompaninë “Birra Peja”.
Gashi ishte infektuar nga COVID-19 ditë më parë, dhe po trajtohej intensivisht në Klinikën Infektive në QKUK, përcjellë Klan Kosova.
Për vdekjen e Gashit, bëri të ditur edhe vajza e tij përmes një njoftimi mortor.
”Sot na u shua drita e syve, një yll u rrëzua nga qielli. Shpejtë ike ?! Shpresuam shumë që përsëri do na e kthesh lumturinë, shpresuam që do të vazhdojmë harmoninë tonë. Ishim, jemi dhe do t ‘krenohemi gjithmonë për fjalët dhe veprat e tua, babi! Vështirë të shkruaj për ty, shkove por nuk u ktheve më”, përfundon reagimin Orinda Gashi.
Më 11 gusht, betejën me COVID-19 e humbi edhe drejtori i ”Birra Peja”, Ernest Jusufi. /Telegrafi/