Përmes një daljeje publike, avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu kërkojnë mosekstradimin e klientit të tyre rus në Rusi, Igor Kokunov.
Mbrojtësit i kërkuan ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të mos miratojë ekstradimin, për të cilin ka dhënë dritë jeshile edhe Gjykata e Lartë.
60-vjeçari Kokunov, që mbahet prej 1 viti në paraburgim në Shqipëri, akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.
Sipas avokatëve, kërkimi i Kokunov është firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë, i cili është shpallur “non grata” nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë edhe Shqipëria. /Telegrafi/