Site icon Telegrafi

60% të tregut do ta marrin tabletët e lirë

Analistët parashikojnë se deri më 2016 madje 60% të tregut do ta kenë në dorë tabletët me çmim nën 400 dollarë amerikan siç janë Kindle Fire dhe Nexus Tab i Google i cili pritet të paraqitet së shpejti. Tregjet më të mëdhenj do të jenë India dhe Kina, të cilëve do të ju konvenojnë çmimet më të ulëta.

Edhe pse 40% e tregut është më pak se gjendja aktuale dominuese, analistët prapëseprapë parashikojnë se iPad do të ketë pozitë të mirë dhe rritje të profitit. /Telegrafi/

Exit mobile version