Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 60.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.160, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 114 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/