Telegrafi

60 për qind e përdoruesve të iPhone dhe 45 për qind e atyre të iPad po përdorin iOS 6

 Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur konsumatorët e Apple të shkarkojnë sistemin e ri në pajisjet e tyre. Sipas një raporti nga Chikita, mbi 60 për qind e iPhone përdoruesve po përdorin iOS 6 dhe mbi 45 për qind e pronarëve të iPad kanë futur iOS 6 në pajisjet e tyre.

Prej të gjithë përdoruesve të iOS, përdoruesit e iPhone janë ata që kanë shkarkuar më së shumti versionin e ri të iOS, duke u përcjellur nga përdoruesit e iPad.

Të fundit në këtë listë janë pronarët e iPod me 39 për qind nga këta përdorues (sidomos të iPod Touch) që kanë filluar të përdorin iOS 6. Informatat e përdorura në raport, janë mbledhur mes datave 18 shtator dhe 1 tetor. /Telegrafi/