Telegrafi

60 milionë euro të kursimeve të kosovarëve shkuan për lesh

Sipas të përditshmes Ekpress deri më tani kanë humbur rreth 20 përqind të kursimeve pensionale ose rreth 58 milionë euro.

Kjo gazetë thotë se e vërteta mund të jetë edhe më e zezë, sepse Trusti nuk ka të dhëna për muajin shtator e tetor, kur mortaja goditi tregjet botërore.

Deri para humbjeve kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës shkonin në 290 milionë euro.