Përfaqësuesja e Senegalit i ka kushtuar 60 mijë dollarë amerikan, Kosovës për ndeshjen miqësore të dielës në Gjenevë të Zvicrës, kështu raportojnë mediat senegaleze.
“Për ndeshjen me Kosovën jemi paguar 60 mijë dollarë”, tha shefi i stafit të Ministrit të sportit të Senegalit, El Hadji Gorgui Gning për versionin e internetit të gazetës, Sud Quotidien.
“10 mijë dollarë do të paguhen për organizatorin e lojës dhe 50 mijë për harxhimet e Federatës së futbollit të Senegalit rreth kësaj ndeshje, kjo për shkak se qeveria e Senegalit nuk ka pranuar të financojë udhëtimin e ‘luajve’”, shkruan ky medium, transmeton ‘Sporti1’.
60 mijë dollarë dhe një humbje 1:3, ky është bilanci i misionit senegalez të Kosovës. /Sport1/Telegrafi/