Site icon Telegrafi

Gjashtë vjet nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovë, rasti “Monstra” akoma pa epilog gjyqësor

Gjashtë vite nga vrasja e pesëfish në liqenin e Smillkovës, rasti Monstra akoma pa epilog të drejtë gjyqësor. Pas kthimit të lëndës nga Gjykata Supreme dhe lirimin nga burgu i të akuzuarve, me këtë lëndë tani do të merret Prokuroria Speciale Publike. Rigjykimi i Monstrës do të nisë më 17 prill, kur PSP-ja do t’i shpalosë fjalët hyrëse. Familjarët e të dyshuarve presin epilog të drejtë gjyqësor.

“Mjaftë ishte vuajtje. Sot është edhe gjashtë vjetori i vrasjes tek liqeni Smillkovës, ku rastësisht përkon edhe dita e enjte. Mendoj se janë krijuar kushte për zbardhjen e rastit, me që Specialja e mori nën kompetencat e saj dhe këtyre ditëve do të votohet edhe Ligji për dëshmitarët e mbrojtur që e ka kërkuar PSP. Besoj që do të ketë epilog të drejtë dhe shpresoj të ndodhë sa më shpejt”, – u shpreh Bedri Ajdari, familjar i të dyshuarve.

Kryeministri Zoran Zaev pret që rasti të zbardhet plotësisht. Ai theksoi se ka zhvilluar takime me familjarët e viktimave dhe të dënuarve, duke shtuar se për procedurën, hetimin, dëshmitë dhe të vërtetën duhet të flasin organet juridike.

Lexo po ashtu Zaev: E vërteta për rastin “Monstra” është në duar të organeve të drejtësisë

Drejtësi presin edhe familjet e viktimave, të cilët disa kishin potencuar se dyshojnë në epilogun e parë gjyqësorë dhe se duhet gjetur autorët e vrasjes. Më, 24 nëntor 2017 Gjykata Supreme vendos për kthimin e rastit “Monstra” në rigjykim. “Pro” këtij vendimi votuan që të gjashtë anëtarët e grupit të gjykatësve: Jovo Vangellovski, Rahillka Stojanovska, Risto Katavenovski, Xhemali Saiti, Faik Arsllani, dhe Shpend Devaja. Më, 01 dhjetor 2017 nga burgu u liruan Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailoviç ndërsa për shkaqe shëndetësore nga burgu i Shtipit u lirua edhe Fejzi Aziri.

Të liruarit, Gjykata i obligoi me paraqitje. Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës në vitin 2012 me burg të përjetshëm u dënuan gjashtë persona: Halil Demiri, Haki Aizir, Fejzi Aziri, Sami Luta, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq. Nga akuza ishte liruar Rami Sejdii. Vendimi për burg të përjetshëm kishte ngjallur protesta të dhunshme të cilat pasuan me dënime deri pesë vite burg. Pas vendimit për rikthimin e lëndës Monstra në rigjykim edhe të dënuarit për protestat kërkojnë pafajësi dhe dëmshpërblim për pasojat nga vendimi i gjykatës.

Exit mobile version