Andrini ndonëse 6 vjeçar, e njeh mirë gjuhën gjermane dhe e di se çfarë do të thotë fjala “auslander”.
Ai në letrën e tij dërguar të parës së vendit, i ka shprehur shqetësimin e tij për ndjenjat e lënduara, kur e thërrasin i huaj në vendin e tij.
“E dashur zonja Atifete”,
“Unë quhem Andrin Krasniqi, jam 6 vjeçar dhe jam lindur në Zvicër”.
“Kam një lutje për ju:”
“Kur po vijmë për pushime në Kosovë, mua më lëndon shumë fakti kur më thërrasin ‘ausländer’”.
“Unë jam shqiptar”.
“Nuk dua të më thërrasin i huaj”, ka shkruar Andrini në letrën dërguar presidentes.
Letra është dërguar në redaksinë e Klan Kosova.