Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë me dije që në 24 orët e fundit 185 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, duke shënuar kështu një rënie nga dita e djeshme.
Mësohet se 6 qytetarë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin, ndërkohë që janë kryer 1.281 testime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në 34,996 që prej fillimit të epidemisë.
Në 4 spitalet Covid në vend po trajtohen 274 pacientë, prej të cilëve 28 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)
Raste të reja ditore 185
Të shëruar në 24 orë 348
Të shtruar në spitale 274
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1,281
Testime totale 269,383
Raste pozitive 59,623
Raste të shëruara 34,996
Raste Aktive 23,428
Humbje jete 1199
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13577
Fier 1668
Shkodër 1315
Durrës 1187
Vlorë 942
Korçë 946
Lezhë 901
Elbasan 874
Berat 770
Gjirokastër 490
Kukës 396
Dibër 362