Telegrafi

6 persona rrahën për pronë në Prishtinë

Gjashtë të dyshuar meshkuj pas një mosmarrëveshje rreth një prone në Prishtinë, janë përleshur fizikisht në mes vete.

Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar ku është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës thotë se nuk është raportuar për të lënduar.

Njoftimi tregon se dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim