Telegrafi

6 minuta kushtojnë 500 mln euro

Autostrada do të jetë me standarde evropiane, deklaroi Limaj. 28 metra e gjerë, me 4 shirita nga 3.75 metra dhe dy shirita për ngadalësim. Shpejtësia e lejuar do të jetë 120 km/h, kurse aty ku vlerësohet e mundshme mund të miratohet shpejtësi edhe deri 140 km/h.

Autostrada do të jetë e sistemit të mbyllur, hyrje-dalje vetëm në kyqje të autostradës, të cilat do të jenë nga dy në çdo komunë, nëpër të cilën do të kaloj autostrada. Për trasenë e autostradës do të ketë diskutim parlamentar dhe publik, ka thënë Limaj, megjithëse, ai, u shpreh në favor të evitimit të tuneleve.

“Unë jam i bindur se qytetarët e këtij vendi nuk do të lejonin që për 6 minuta vonesë t’i shpenzojnë 500 milionë euro, sepse, nuk kemi shkurtim të distancave, kemi vetëm 11 kilometra ndryshim, që në autostradë, është 5 minuta vonesë”, ka sqaruar Ministri Limaj.

Ministri Limaj njëherit u shpreh se financimi është i sigurt, së paku për fillim, duke thënë se Ministria e Ekonomisë dhe Financave është ajo, e cila ka përgatitur planin e financimit. Ndryshe, ai siguroi se kontrata me “Bechtel & Enka” është më e mira në rajon./telegrafi/