Valbona Duga
Në ritmin e viteve gjashtëdhjetë
E rëndësishme është që flokët tuaj të jenë të jenë të gjata dhe të keni bal¬luke. Ndani balluket në mes, ndërsa të gjithë flokët e tjera i mbështillni prapa, pak mbi qafën, pa i krehur. I kapni me një llastik dhe në vazhdim rrotulloheni bishtin derisa të krijohet një si topuz pas qafës. E lidhni që të mos hapet. Disa minuta më pas, lironi pak nga flokët e lidhur, pikërisht në pjesën e parme të fytyrës. Rregulloni ndarjen në mes të ballukeve dhe i lyeni flokët me llak me qëllim që kjo formë të mbajë sa më shumë orë.
Vajzëror dhe praktik Ky look është një zgjidhje e zgjuar në rast se flokët tuaj janë as shumë të shkurtër por as të gjatë dhe njëkohë¬sisht kërkoni të duken të natyrshëm dhe të kenë onde. Pasi t’i keni larë dhe kanë kulluar, i lidhni me bikutina dhe i thani me tharësen e flokëve. I lini të ftohen për disa minuta dhe më pas hiqni bikutinat. Në fund, me ndihmën e shkumës i jepni fryrje dhe valëzim. Përdorni përsëri tharësen ose thjesht gishtat.
I thjeshtë dhe elegant
Ideal dhe i thjeshtë për punë zyre (nëse flokët tuaj janë të drejta). I lani dhe më pas vendosni në to një produkt ushqyes. I ndani me vizë në anë. I thani duke përdorur furçë dhe nëse dëshironi i kaloni pas veshit.
Femëror dhe seksi
Rikthim tek feminiliteti. Për këtë look do të keni nevojë patjetër për xhel. E fërkoni atë në pëllëmbët e duarve dhe e kaloni nëpër të gjithë flokët. I thani me tharësen e flokëve duke përdour gishtat. I drejtoni për nga prapa dhe i kapni pas kokës.
Stil i “fortë” i flokëve
Është një look që thekson shumë sytë. Duke përdorur tharësen e flokëve dhe një krehër të rrumbullakët, pak pas lar¬jes së flokëve, filloni t’i drejtoni ato tek rrënjët. Ndërsa kur të vini në fund të flokve iu jepni drejtim për nga jashtë. Të njëjtën gjë bëni edhe me balluket. Me qëllim që të mbajë forma i lyeni flokët me llak për mbajtje të fortë.
Në ritëm sportiv
Në palestër ose në shëtitjen paradite mund të përdorni këtë look. Veçse është e domosdoshme ekzistenca e një lastiku që zakonisht vendoset në kokë, por kalon nëpër pjesën e ballit. Ndërkaq, do të lini balluket që të biejnë mbi të. Më pas, do të keni nevojë për xhel me qëllim që të theksoni fundet e flokëve dhe formën e prerjes së tyre.