Telegrafi

59 milionë amerikanë pa sigurime shëndetësore

Specialistët e departamentit amerikan të shëndetësisë, deklaruan se të privuar nga sigurime shëndetësore nuk janë vetëm të rriturit por edhe shumë fëmijë dhe që prej fillimit të këtij viti rreth 4 milionë persona kanë humbur të drejtën për patur sigurime shëndetësore.

Sipas departamentit amerikan të shëndetësisë, të tilla shifra janë alarmante në një kohë që republikanët vazhdojnë të kundërshtojnë zbatimin e ligjit për reformat në sigurimet shëndetësore. /Telegrafi/