Telegrafi

58.4 për qind e elektoratit të anketuar e vlerësojnë të duhur qasjen e Kurtit në dialog

Sondazhi në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik, del në përfundim se qasja e kryeministrit të Kosovës, Abin Kurti, vlerësohet si e duhur me 58.4 për qind.

Ndërkaq, 41.6 për qind e elektoratit të anketuar në Kosovë (mbi 18 vjeç), e konsiderojnë si jo të duhur.

Në pyetjen se a do ta ndryshonit votën tuaj për shkak të qasjes së Kurtit në dialog, 65.9 për qind kanë thënë jo.

Lexo po ashtu Sondazhi i UBO Consulting: LVV e para me 48.5%, PDK e dyta, LDK e treta

21.6 për qind kësaj pyetjeje i janë përgjigjur me “Po”, kurse nuk e di/refuzoj të përgjigjem kanë thënë 12.5 për qind.

Emisioni “Debat Plus” nga RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.

OMNIBUS-i bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur në mes të datës 16 dhe 23 dhjetor.