Sipas Microsoft, 579 sulme “për të thyer një fjalëkalim” ndodhin çdo sekondë, duke shtuar se bëhet fjalë për deri në 18 miliardë sulme në vit.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët e sigurisë kibernetike kanë thënë se “gjëja më e dobët” që shfrytëzojnë ata është sjellja njerëzore – tendenca jonë për të ripërdorur të njëjtën fjalëkalim nëpër llogari, në mënyrë që të mbahet mend lehtë, ose të krijojmë modele për fjalëkalime të ndryshme që hakerët e kanë më të lehtë të marrin me mend.
“Fjalëkalimet e dobëta janë pika hyrëse për shumicën e sulmeve në llogaritë e ndërmarrjeve dhe konsumatorëve”, ka thënë Vasu Jakkal, nënkryetari i korporatës i sigurisë,…, në një postim në blog të mërkurën.
Andaj Microsoft duket se është duke udhëhequr në përpjekjen e saj për të realizuar një të ardhme pa fjalëkalim.
Sipas Jakkal, pothuajse të gjithë punonjësit e kompanisë tani hyjnë në llogaritë e tyre të korporatës pa fjalëkalime.
Gjithashtu, siç është bërë e ditur, kompania njoftoi të mërkurën se do të prezantojë një opsion “llogari pa fjalëkalim” për të gjithë përdoruesit e disa shërbimeve të njohura si Microsoft Outlook dhe Microsoft OneDrive në javët e ardhshme. /Telegrafi/