Site icon Telegrafi

57 vite në pritje të Holandës

Koos Kron është një 85-vjeçar që u largua nga Holanda në vitin 1953, për t’u zhvendosur në Pretoria të Afrikës së Jugut, ndërsa ka përcjellur stërvitjet e të mërkurës pasdite të kombëtares holandeze në Johanesburg.

“Unë jam këtu që prej më se 60 vitesh. Unë jam punësuar si teknik në postën e Pretorias dhe gjithnjë më ka pëlqyer jeta në Afrikën e Jugut. Unë ndjehem si holandez sot. Kjo është hera e parë që e shoh ekipin në Afrikën e Jugut. Kurrë nuk e kam menduar se kjo do të ndodhë”.

“Unë kam dëshirë që Holanda ta fitojë çdo ndeshje, por natyrisht Afrika e Jugut mbetet ekipi im i dytë i zemrës. Holanda ka aq lojtarë të mrekullueshëm edhe pse nuk mendoj se do ta fitojmë Botërorin. Ndoshta vendin e tretë”, përfundoi Kroon. /Telegrafi/

Exit mobile version