Në këtë ditë 56 vite më parë, Real Madridi fitoi kupën e tyre të 5-të të Evropës apo ndryshe që njihet tani si Liga e Kampionëve.
Ishte 18 maji i vitit 1960 kur Real Madridi në finale mposhti skuadrën Gjermane, Eintracht Frankfurt me rezultat 7-3.
Golat për Real Madridi në këtë finale i kishin shënuar vetëm dy lojtar Madrilen: Puskas 4 gola dhe Di Stefano 3 gola.
Në atë sezon para arritjes në finale Real Madridi kishte mposhtur skuadra si Jeunesse Esch, Niza dhe Barcelona.
Në gjysmëfinale Real Madridi u përball kundër skuadrës së Barcelonës të cilën e mposhti në të dy ndeshjet me rezultat të njëjtë prej 3-1.
Lojtari Madrilen, Puskas ishte golashënuesi më i mire i sezonit në Kupën Evropiane me 12 gola të shënuar.
Kjo ndeshje konsiderohet si njëra nga ndeshjet më të mira në historinë e Real Madridit.
Finalja u zhvillua në stadiumin Hampden Park në Glasgow, ndërsa gjyqtar kryesor i ndeshjes ishte skocezi Jack Mowatt.
Formacioni startues i Real Madridit në këtë finale ishte ky:
Domínguez, Marquitos, Santamaría, Pachín, Vidal, Zárraga, Canario, Del Sol, Di Stéfano, Puskas e Gento.
https://www.youtube.com/watch?v=5_yniysjfPI