Telegrafi

56 pacientë po marrin trajtim për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e tjera

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur që në QKUK dhe në klinikat e tjera ku trajtohen pacientët që janë me COVID-19, tretman mjekësor janë duke marrë 56 pacientë.

Në njoftim thuhet se prej tyre 27 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 të tjerë në kujdes intensiv.

“Në klinikat COVID-19, në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 56 pacientë.  Prej tyre, 27 me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor”, bën të ditur ShSKUK-ja.

Kurse në Klinikën Infektive aktualisht janë duke u trajtuar 10 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 21 pacientë të cilët janë post-COVID-19, kurse në Mjekimin Intensiv është vetëm 1 pacientë./Telegrafi/