Site icon Telegrafi

56 mijë euro për mirëmbajtje dhe garancion të sistemit AKMIS në Maqedoni

Gjykata e lartë ka hapur konkurs pë ndarjen e mjeteve për parapagim për mirëmbajtjen e pjesës funksionuese të sistemit të Gjykatave të Maqedonisë që ndryshe njihet si AKMIS.

56 mijë euro janë ndarë për mirëmbajtjen 12 mujore kurse konkursi është hapur në sistemin elektronik të Biros për furnizime publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Shumës së lartëpërmendur duhet t’i shtohet edhe Tatimi i Vlerës së Shtuar.

Përndryshe, ka hetime në Maqedoni për anashkalim të sistemit AKMIS, duke ndarë lëndë gjyqësore me dorë. /Telegrafi/

Exit mobile version