Site icon Telegrafi

56 familje në Mat tash pesë ditë pa energji elektrike (Video)

Një ndërtese në lagjen Mati 1 në Prishtinë i janë djegur orët digjitale të rrymës elektrike, prandaj që nga e diela 56 familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Familjarët po ankohen për kushtet e tyre, ndërsa ka banorë që fajin për djegien e njësorëve ia lënë KEDS-it, njofton Klan Kosova.

Por, nga KEDS pohojnë se kjo djegie u shkaktua pafajin e tyre.

Siç thonë ata do t’i vënë orët e reja, posa banorët të merren vesh se ku duan t’i vendosin ato.

Exit mobile version