Site icon Telegrafi

5,565 raste aktive me coronavirus, IKSHPK bën thirrje për respektimin e masave antiCOVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565.

Ndryshe, pas rritjes së numrit të rasteve pritet ashpërsim i masave në vend. Pritet që nga ora 18:00-05:00 të ketë mbyllje të përgjithshme.

Instituti një ditë më parë ka bërë thirrje për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale.  Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë spitalore të përballojë shtimin e rasteve për shkak të pa përgjegjësisë në mos zbatimin e rekomandimeve tashmë të vetme në mbarë botën: maska, distanca, higjiena!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version