Site icon Telegrafi

55-vjeçarja udhëtonte me mbi 11 mijë euro drejt Greqisë e nuk i deklaroi, Policia e procedon penalisht

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka proceduar penalisht 55-vjeçaren e cila po udhëtonte drejt Greqisë me 11.800 mijë euro, por që nuk i kishte deklaruar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi, e gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases E. R.,  ku u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version