Site icon Telegrafi

55 ton pleh për ditëlindjen e gruas

Dick Kleis për ditëlindjen e gruas së tij Carole ka blerë 55.000 kg pleh natyror, me të cilin në fermën e tyre ka shkruar – “Gëzuar ditëlindjen, të dua”.

Familja Kleis jeton në lindje të Iowes, ndërsa plehu që është tretur nga reshjet e borës, i ka shërbyer shumë mirë fermës së tyre.

Dick ka arritur që për tre orë me ndihmën e traktorit, të shkruante këtë porosi në fermën e tyre.

Carole është shprehur shumë e kënaqur me këtë dhuratë, ndërsa është duke menduar se si ta befasojë bashkëshortin e saj, për ditëlindjen e tij që po afrohet. /Telegrafi/

Exit mobile version