Telegrafi

5,486 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.486.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të fundjavës, si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga drejtoritë komunale për shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.

Në njoftimin për media thuhet se në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – Salla “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.

Po ashtu, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-Kosova. /Telegrafi/