Telegrafi

544 viktima të reja të coronavirusit në Francë

Në Francë, numri i vdekjeve nga coronavirusi në 24 orët e kaluara është rritur me 544, në një total prej 21,340, një rritje prej 2,6 për qind.

Numri i pacientëve në spitalet franceze të trajtuar me COVID-19 ka rënë me 365, ose 1,2 për qind, një rënie për ditën e tetë me radhë, transmeton Reuters.

Kjo është më pak për 2,300 pacientë sesa kur kishte më shumë – 32,113, më 13 prill, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Francës.

Numri i pacientëve në kujdes intensiv ra për 215 ose katër për qind në 5,218, ditën e 14-të radhazi.

Tani ka pothuajse 2,000 njerëz më pak në kujdes intensiv sesa numri më i lartë – 7,148 që nga 8 prilli. /kp/Telegrafi/