Site icon Telegrafi

54 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 54.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.310 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.896 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona. /Telegrafi/

 

Exit mobile version