Site icon Telegrafi

54 persona jetojnë në banesën 50 metra katrorë

"Bëhet fjalë për ish qytetarë rusë të cilët kanë fituar nënshtetësi estoneze dhe jetojnë në shtet", ka deklaruar për gazetarë Enel Pungas, zëdhënësi i kësaj zyre.

Ligji estonez lejon që nënshtetësia lokale tu ndahet banorëve të territoreve të cilat i kanë takuar Estonisë para Luftës së Dytë Botërore, e të cilët, apo prindërit e tyre, kanë qenë qytetarë estonezë para se Bashkimi Sovjetik të okuponte shtetet baltike në qershor të vitit 1940.

Numri i madh i banorëve zyrtarë nuk ka çuditur autoritetet lokale në Mikitamae. Ata marrin subvencione nga qeveria për çdo banorë i cili është i regjistruar tek ata.

Exit mobile version